Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Njoftim për grevë prej 26 shkurt 2024

Njoftim për grevë prej 26 shkurt 2024

Nga Enlirat K. Duraku- Kolegë të nderuar, medie dhe opinion publik,

Duke e respektuar mbështetjen e Shoqatës Sindikale të QKUK-së me kryetar Dr. Xhemajl Selmani dhe nënkryetari Agron Kryeziu, si dhe të gjithë Kryesinë dhe Këshillin Drejtues të kesaj shoqate sindikale për mbështetjen e PROTESTËS dhe kërkesave të infermierëve, do të pres javën që vjen që këto kërkesa të drejtohen nga kjo shoqatë sindikale e QKUK-së, me ç’rast konsideroj që e ka dëshmuar që e meriton mbështetjen e secilit nga ne.

Ndërsa në rast se SHSKUK (Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës) dhe u.d. Drejtori i QKUK-së, Osman Hajdari, nuk reflekton ndaj këtyre kërkesave, zgjedh që mos ta respektojë Ligjin e Pagave dhe Ligjin e Punës, ndërsa po ashtu si platformë komunikimi zgjedh injorimin e kërkesave tona dhe të gjithë ne si komunitetet të cilat kërkojmë vetëm të drejtat tona,

Me datë 26/02/2024, duke filluar nga ora 12:00 do të fillojë grevën deri në realizim të kërkesave si në vijim:

  1. Drejtoria e Infermierisë në QKUK,
  2. Pagesa e shtesave të tregut dhe shtesave për nëpunës shëndetësorë në sistemin publik shëndetësor, respektivisht përfshirjen e
    komuniteteve tona në Ligjin e Pagave,
  3. Pagesën e punës gjatë vikendeve,
  4. Pagesën e punës gjatë festave,
  5. Pagesën e rrezikshmërisë,
  6. Pagesën e orëve shtesë.

Janë të mireseardhur të gjithë ata kolege që kanë guxim dhe që ndajnë të njëjtin mendim me ne si infermier dhe shoqatat sindikale brenda QKUK-së të cilat realisht kanë guximin të na bashkangjiten në grevë, ndërsa nuk pres që OIK ta mbështet grevën fizikisht, mirëpo vetëm përmes një postimi në rrjetin social i cili nuk ka asnjë peshë sinjifikante apo edhe ndikim.

Padyshim që do kujdesemi që shërbimet jetike sipas legjislacionit në fuqi dhe Ligjit për Grevat të jenë funkcionale, duke respektuar të gjitha kornizat ligjore.

Në anën tjetër kemi Kushtetutën e Republikës së Kosovës e cila na jep të drejtën t’i shprehim pakënaqësitë.

Me kohë do njoftohen organet e rendit dhe punëdhënësi për fillimin e grevës.

Me respekt
Enlirat K. Duraku
Anëtar i Kuvendit
Oda e Infermierëve të Kosovës