Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Njoftim me rëndësi për ujin për këto zona të Prishtinës

Njoftim me rëndësi për ujin për këto zona të Prishtinës

KRU “Prishtina” informon se uji në Graçanicë do reduktohet nga ora 22:00-5:00, teksa zonat si Hajvalia, Mati, Bregu i Diellit do të kenë çrregullime në furnizim me ujë.

Njoftimi i plotë:

Me kërkesë të departamentit të cilësisë se ujit, kemi ulur sasinë e ujit në trajtim nga ITUP Badoc, me qëllim të ruajtjes së cilësisë së ujit. Jemi duke punuar me 35 % të kapacitetit, andaj ulja e trajtimit do të ndikoj që zonat të cilat furnizohen nga Badovci do të afektohen me reduktime.

Graçanica do reduktohet nga ora 22:00-5:00, zonat si Hajvalia, Mati, Bregu i Diellit do te kene çrregullime ne furnizim me uje. Shpresojmë te kaloj shpejt kjo situatë dhe të rikthehemi në normalitet.

/TV Arbëria