Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e SHBA-së: Mbyllje rrugësh, sirena dhe shtim i forcave policore më 12 dhjetor

Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e SHBA-së: Mbyllje rrugësh, sirena dhe shtim i forcave policore më 12 dhjetor

Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka paralajmëruar se më 12 dhjetor, nga ora 15:00 deri në 21:00, do të zhvillohet një ushtrim i përbashkët me Policinë e Kosovës.

Ushtrimi do të fokusohet në menaxhimin e krizave, koordinimin ndërinstitucional dhe reagimin ndaj emergjencave, si pjesë e bashkëpunimit të vazhdueshëm në fushën e sigurisë mes SHBA-së dhe Kosovës.

Gjatë kësaj kohe qytetarët mund të ndeshen me:

  • Shtim të pranisë së Policisë së Kosovës dhe personelit të sigurisë pranë Ambasadës dhe zonave të tjera të trajnimit në Prishtinë

  • Ndërprerje të përkohshme trafiku dhe mbyllje të rrugëve, sipas udhëzimeve të policisë

  • Përdorim të sirenave, altoparlantëve dhe efekteve stërvitore të dukshme për banorët dhe kalimtarët

Ambasada thekson se kjo është vetëm një stërvitje, jo përgjigje ndaj ndonjë incidenti real.

“Lutemi për mirëkuptim dhe bashkëpunim nga publiku, si dhe për ndjekjen e udhëzimeve të Policisë së Kosovës gjatë kësaj periudhe”, thuhet në njoftim.