Sot bëhen një vit nga fillimi i agresionit ushtarak rus në Ukrainë.
Ishte mëngjesi i 24 shkurtit të vitit të kaluar (2022), dita kur Rusia nisi zyrtarisht sulmin e armatosur ndaj Ukrainës.
Megjithatë lufta e vërtetë i kishte shenjat më herët me deklaratat dhe raportimet keqinformuese nga Rusia që i kanë fryrë zjarrit, siç vlerësojnë ekspertët, me qëllime destabilizuese.
Agjencitë ndërkombëtare të lajmeve, njoftuan në 24 shkurt se forcat ruse nisën një sulm ushtarak në Ukrainë nga Donbasi.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin deklaroi atëbotë se ka nisur një operacion special për çmilitarizimin e Ukrainës duke paralajmëruar se përgjigja e Moskës do të jetë “e menjëhershme” nëse dikush përpiqet të përballet me Rusinë.
Ai urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022, ndërsa disa minuta më vonë pasuan granatimet e para.
Ndërkohë, Putin Putin, ka marrë vendim për njohjen e rajoneve separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, si shtete të pavarura, dhe ka urdhëruar vendosjen e forcave ruse në ato territore.
Perëndimi e ka dënuar ashpër pushtimin dhe ka vendosur një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë. Ishin Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e dënuan sulmin, vendosën sanksione ndaj Rusisë dhe u zotuan se do ta mbajnë përgjegjëse.
Dënimit dhe sanksioneve ndaj luftës pushtuese të Rusisë në Ukrainë iu përgjigj edhe Kosova.
Nga vendet e rajonit, Serbia nuk e dënoi dhe as nuk i vendosi sanksione Rusisë, madje ajo tregoi se mban raportet e saj me këtë vend.
Kufta në Ukrainë nga ekspertë të sigurisë përbënë rrezik për përhapje të konfliktit në vende të tjera të botës, përfshirë Kosovën, ku propaganda serbo-ruse është e fokusuar vazhdimisht.
Në anën tjetër, Ukraina ka hëheqësi rus po përpiqet të parandalojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO – gjë të cilën e ka cilësuar si kërcënim ekzistencial – dhe të ndalojë zgjerimin e aleancës perëndimore drejt lindjes.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy ka deklaruar se Rusia është duke kryer gjenocid në Ukrainë, ndërsa ka apeluar vazhdimisht perëndimin që t’i dalë në ndihmë vendit të tij. Këto të fundit kanë ndihmuar Ukrainën financiarisht, me armatim dhe në forma të tjera.
Sot, për të shënuar njëvjetorin e luftës në Ukrainë janë organizuar disa aktivitete edhe në Prishtinë, ku sheshet janë mbushur me flamujt ukrainas. /TV Arbëria