Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > “Njësia Speciale bllokoi hyrjen e BQK-së”, Kada jep detaje

“Njësia Speciale bllokoi hyrjen e BQK-së”, Kada jep detaje

Sot në mëngjes janë parë disa automjete të Njëisë Speciale, para Bankës Qëndrore të Kosovës.

Lidhur me këtë TV Arbëria ka dërguar pyetje drejt institucioit në fjalë, dhe zëdhënësi Besnik Kada, ka thënë se këto vetura të Policisë kanë qenë të zakonshme.

Sipas përgjigjes nga BQK-ja, prania e Policisë së Kosovës ka qenë rutinore, për furnizimin e ekonomisë me para.

“BQK për të mundësuar zbatimin e detyrave të saj funksionale dhe operacionale, ka marrëveshje me Policinë e Kosovës, e cila i ofron shërbime mbeshtetëse BQK-së.

Prania e tyre ka qenë e zakonshme, si rendom ndodh në realizim të detyrave të saj operacionale, përfshirë furnizimin e ekonomisë me para”, ka njoftuar Besnik Kada nga BQK-ja. /TV Arbëria

Njësia Speciale bllokon hyrjen e Bankës Qendrore – Pamje