Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Njësia A4 rikthehet në operim

Njësia A4 rikthehet në operim

Korporata energjetike e Kosovës ka njoftuar se pas përfundimit me sukses të sanimeve të nevojshme, njësia A4 ka filluar procesin e startimit dhe së shpejti pritet të sinkronizohet me rrjetin.

Gjatë fazës së startimit, për arsye teknologjike, tymi mund të jetë më i theksuar për disa orë, paralajmëroi KEK.

“KEK kërkon mirëkuptimin e Komunës së Obiliqit dhe të qytetarëve gjatë kësaj periudhe të shkurtër”.