“Shqetësimi i postmodernitetit” – shtylla e analizës sociologjike, publikuar për herë të parë në vitin 1997, gjithsesi mbetet shumë aktuale, është vepra e një prej intelektualëve më me ndikim të shekullit XX, polakut Zygmunt Bauman, një vëzhgues i mprehtë i të tatëpjetave të shoqërisë aktuale, e quajtur prej tij “postmoderniteti”.
“Para postmodernitetit, – shkruan autori, – pasiguria ontologjike konsistonte në detyrimin që ndjente njeriu ndaj hyjnores, ku si përgjigje mund të merrte eshatogjinë, shpëtimin e shpirtit përkundër trupit. Në vend të kësaj, pasiguria postmoderne heq dorë nga shpirti, injoron es-hatologjinë, madje dëshiron të shijojë trupin për sa kohë që qëndron vertikal në shpinë”.
Reklama përfiton nga kërkimi i ri për ekstazën depersonalizuese, duke ofruar përvoja ekstreme dhe totale përmes ushqimit, rrobave, sapunëve. Atë që joga mund të arrinte në cilësinë e zbehjes së egos, aktualisht mund ta bëjë atë për çmimin e një pijeje.
Njeriu ishte i pamjaftueshëm në sytë e Zotit, tani ai është i pamjaftueshëm përpara ligjeve gjithnjë në ndryshim dhe iluzionarë të tregut, ai është një “turist” i ndjesive ose “vagabond” kokëtrashë, kjo është hierarkia postmoderne.
“Prirja polarizuese” midis të përjashtuarve në banketin e blerjeve dhe të përzgjedhurve redukton perimetrin e identitetit të burrave dhe grave të kësaj epoke, duke i bërë kështu jashtëzakonisht të pasigurt në esencën e tyre; dhe kjo është se si ata e perceptojnë lehtësisht të huajin si një rrezik të përhershëm, një kërcënim degradues. Politikanë të shumtë përdorin pikërisht këtë perceptim të brishtë të identitetit të votuesit të mundshëm, i frikësuar se caku personal do të shkelet nga invazionet e faqezinjve. Në të vërtetë, përpjekja e gjithsecilit për vetëvendosmëri pengohet vazhdimisht nga papunësia, anulimet e papritura, ndërprerjet e karrierave, falimentimet e bankave, premtime që nuk respektohen kurrë. Krijesa njerëzore nuk e realizon profesionin e tij, por mbledh business-e të reja lehtësisht të pranueshme, nga të cilat ai nuk përfiton asnjë kënaqësi apo formim të brendshëm.
Çdo ditë njeriu postmodern zgjohet për t’u përballur me një fillim tjetër absolut, në të cilin nuk e di nëse vendi i punës dhe shoqëruesi i të djeshmes do të jenë të njëjtë. Dhe si një koleksionist i ndjesive, ai do të besojë se kjo është liri dhe fleksibilitet, një virtyt i ri i shpërblyer me pasigurinë, derisa të përfshihet në ankthin e identitetit. Në këtë degradim të rrëshqitshëm, konsumatorët-zombi të Baumanit zihen midis hedonizmit të egër dhe terrorit të nevojtarit, i cili përfaqëson atë që mund të ndodhë në çdo moment. /Hejza