Mbrojtësi i krahut Luke Shaw do t’i mungojë Manchester Unitedit në ndeshjet e para të edicionit të ri të Premier League.
Të martën Unitedi ka konfirmuar se Shaw ka pësuar një lëndim gjatë përgatitjeve për sezonin 2024/2025, shkruan “Gazeta Express”.
Klubi anglez ndër të tjera ka konfirmuar se Shaw është duke e trajtuar lëndimin dhe pritet të jetë gati pas ndeshjeve të shteteve që i zhvillojnë në shtator.
Shaw i mungoi Unitedit në 34 ndeshje në edicionin e kaluar. Ai kishte probleme me muskulin e këmbës.