Kles Nikolli, 9 vjeç dhe Enea Muçaj, 12 vjeç janë dy fëmijët e vegjël që jeta iu ndërpre për shkak të aksidentit të ndodhur pasditen e së dielës në zonën e ish-Kënetës në Durrës.
I plagosur rëndë ka mbetur edhe një tjetër fëmijë, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës.
Prindërit e 9-vjeçarit Kles Nikolli ndodheshin në Itali, pasi babai i tij po kurohej nga një sëmundje.
Shkaktar i aksidentit është 57-vjeçari Nikoll Radaçi, i cili është vënë në pranga dhe dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur në momentin e aksidentit, teksa drejtonte mjetin tip “Benz” me të cilin përplasi fëmijët.
“Më vrisni nuk meritoj të jetoj, dua të vras veten, jam i tronditur nuk mbaj mend asgjë, isha i dehur mora në qafë fëmijët”, ka thënë Radaçi pasi është ndaluar nga policia.