Policia në Gjilan ka gjobitur dy persona për tejkalim të shpejtësisë.
Sipas njoftimit, rasti i parë në zonën 60 km/h, shoferi ka drejtuar mjetin e tij me shpejtësi 113 km/h dhe është gjobitur me 300 euro, tri pikë negative dhe i është marrë leja për tre muaj, ndërsa në rastin e dytë ka shqiptuar gjobë me 200 euro dhe ndalim i mjetit për tre muaj pasi kishte vozitur nën ndikim të alkoolit.
“Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka shqiptuar gjobën në vlerë prej treqind (300) euro, tri (3) pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim drejtimit të mjeteve motorike në afat prej tre (3) muaj ndaj kundërvajtësit i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë me shenjë të trafikut është 60 km/h është hasur duke vozitur 113 km/h dhe në rastin tjetër gjobën në vlerë prej dyqind (200) euro dhe masën e përkohshme të ndalim drejtimit të mjeteve motorike në afat prej tre (3) muaj ndaj kundërvajtësit i cili është hasur duke drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit me 0.59 ‰, matje e cila është bërë me alkool test”, thuhet në njoftimin e policisë.