Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Një zyrtare e Francës vjen në Kosovë, Bislimi në takim i thekson “nevojën për heqjen e masave”

Një zyrtare e Francës vjen në Kosovë, Bislimi në takim i thekson “nevojën për heqjen e masave”

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi priti në takim ditën e sotme zëvendësdrejtoren për Ballkan dhe Europë në ministrinë për Europë dhe Punë të Jashtme të Francës, Marguerite Costa de Beauregard.

Zyra e Kryeministrit tha se përgjatë takimit u bisedua rreth fuqizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Francës dhe bashkëpunimit dypalësh, veçanërisht në fushën e ekonomisë dhe infrastrukturës.

“U trajtua dhe rrugëtimi në procesin e integrimit evropian të Kosovës si prioritet i yni, gjersa sot presim dhe dorëzimin e Raportit për Vendin”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, ZKM tha se Bislimi theksoi gjithashtu dhe nevojën për heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës, të cilat “vijojnë të jenë të padrejta e të qëndrojnë në fuqi edhe pas konstatimit të Përfaqësuesit të Lartë të Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, në raportin e tij ku rekomandon heqjen e masave”./Express/

Powered by WordPress