Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Një zyrtar nga Zyra e Komisionerit të OSBE’së për pakicat ka ardhur në Kosovë, Hovenier e pret në Ambasadë

Një zyrtar nga Zyra e Komisionerit të OSBE’së për pakicat ka ardhur në Kosovë, Hovenier e pret në Ambasadë

Ambasadori i SHBA-së, Jeff Hovenier, ka njoftuar për takimin që ka pasur sot me Ambasadorin e OSBE-së, Marke Szcyzgiel, i cili punon në kuadër të Zyrës së Komisionerit të Lartë për Minoritetet Kombëtare në OSBE, shkruan Gazeta Express.

Hovenier ka thënë se SHBA-ja qëndron fuqishëm krah përpjekjeve të OSBE-së për të avancuar të drejtat e minoriteteve kombëtare përmes rajonit që mbulon OSBE-në, përfshirë edhe Kosovën.

“E vlerësoj takimin kuptimplotë me Ambasadorin Szcyzgiel, i cili është Komisioneri i Lartë i OSBE-së për Pakicat Kombëtare. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë me vendosmëri pranë përpjekjeve të OSBE-së për të avancuar të drejtat e pakicave kombëtare në të gjithë rajonin e OSBE-së, përfshirë Kosovën”, ka shkruar Ambasadori amerikan. /Gazeta Express/

 

Powered by WordPress