Sipas raportimeve të studimeve të fundit nga Universiteti i Oksfordit, njeriu që nga fëmijëria e hershme duhet të konsumojë të paktën një vezë në ditë.
Kjo për shkak se zvogëlohen shanset e goditjes së ndonjë sulmi në zemër.
Ata që ushqehen me një vezë gjatë një dite, reduktojnë rrezikun e një goditjeje në zemër për një të katërtën në krahasim me ata që rrallë i hanë ato, theksohet në studim.
Ata që hëngrën mesatarisht pesë herë në javë ishin gjithashtu 12 përqind më pak të prirur për të vuajtur nga sëmundjet e zemrës.
Shkencëtarët analizuan mënyrën e të ushqyerit në më shumë se 400 mijë njerëz të shëndetshëm në Kinë te cilët i takonin moshës 30 deri në 79 vjeç.
/TV Arbëria