Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Një ushtar i ushtrisë kroate vdiq pasi doli për të vrapuar

Një ushtar i ushtrisë kroate vdiq pasi doli për të vrapuar

 

Një pjesëtar i ushtrisë kroate ka vdekur mbrëmë në kazermën në Pozhegë.

“Një pjesëtar i Forcave të Armatosura, rreshter (30) i cili ishte student i trajnimit bazë të oficerëve, ka ndërruar jetë papritur mbrëmë në kazermën e ‘Brigadës 123 HV’ në Pozhegë”, njoftoi Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Kroacisë.

Pas stërvitjes, rreshteri së bashku me një tjetër praktikant kanë shkuar për vrap në kazermë, është sëmurë dhe ka humbur ndjenjat, transmeton vecernji.hr.

Ai u ndihmua menjëherë nga mjeku, por pas reanimacionit të dështuar, fatkeqësisht konstatoi vdekjen.

“Zëvendëskryeministri i Republikës së Kroacisë dhe ministri i Mbrojtjes Ivan Anushiq dhe shefi i Shtabit kryesor të Forcave të Armatosura të Republikës së Kroacisë, gjeneral-koloneli Tihomir Kundid, shprehin ngushëllimet e tyre më të thella familjes, kolegëve dhe shokët e ushtarit të ndjerë”, shtoi Ministria.

Powered by WordPress