Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Një tjetër skandal te Barcelona

Një tjetër skandal te Barcelona

Nuk kanë fund problemet për Barcelonën jashtë fushave të blerta.

Pas krizës së madhe financiare që ka kapluar këtë klub në vitet e fundit, një problem i ri ka goditur gjigantin katalunas.

Agjencia e Taksave në Spanjë ka hapur një hetim ndaj Barcelonës mbi parregullsitë e supozuara që përfshijnë pagesat e bëra për agjentët e lojtarëve midis 2015 dhe 2018, sipas El Confidencial.

Autoritetet i konsiderojnë pagesat e bëra për agjentët si një mënyrë për të rritur pagat e lojtarëve duke iu shmangur taksave.

Kjo mund të shpërthejë në një tjetër skandal për Barcelonën që tashmë po hetohet për ryshfet për gjyqtarët në skandalin Negreira.

Mashtrimi tatimor në Spanjë është një vepër e rëndë që mund të rezultojë në gjoba të mëdha dhe madje edhe dënime me burg për shkelësit.

Në këtë rast, president i Barcelonës mes viteve 2015 dhe 2018 ishte Josep Maria Bartomeu. Pritet që Bartomeu të ketë një rast për t’u përgjigjur për këtë çështje.

/TV Arbëria

Powered by WordPress