Në ndeshjen e ligës së parë Besa Pejë vs Drenica, te rezultati 0-0, gjyqtari dha një penalti për Besen dhe kartuq të kuq për lojtarin e Drenices që bëri faul, por akti i habitshëm ndodhi pasi më shumë se 1 minute më vonë, kur në fushë hyri mjeku për ta ndihmuar lojtarin që ishte fauluar me rastine penaltisë dhe insistimit të futbollistëve të Drenices, gjyqtari anësor referoj pozicion jashtëloje (OFF SIDE), gjë që e bëri referin kryesor ta ndërroj vendimin për penalti dhe ta heq kartuqin e kuq.
Me Rregullin 11 të IFAB, precizohet momenti i fundit kur referi duhet ta ngrisë flamurin për pozitë jashtëloje, është momenti kur lojtari në pozitë jashtëloje të qartë refereohet sapo të vijë në posedim të topit, apo në rast se pozita e lojtarit sulmues është e paqartë dmth nëse referi mendon se mund të ketë pozitë të rregulltë, atëherë pozita jashtëloje referohet në përfundim të aksionit dhe shikohet VAR, (nëse ekziston).
Në këtë ndeshje, kushtet lejojnë që referi të referoj poziten e parregulltë që në momentin kur merret topi nga sulmuesi, por referi këtë se bëri as kur e merr topin sulmuesi, e as kur e përfundon aksioni, por pas më shumë se një minute dhe në rrethana të çuditshme. Ky është edhe një skandal i llojit të futbollit Kosovar.