Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Një tjetër qytetar i del përpara Fitore Pacollit: Hajne, e ki me dokument

Një tjetër qytetar i del përpara Fitore Pacollit: Hajne, e ki me dokument

Një tjetër protestues ka reaguar publikisht ndaj deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, pas akuzave se familjarë të saj kanë përfituar shuma të mëdha nga buxheti i shtetit.

Në një video të publikuar, ai shihet duke iu afruar Pacollit me një dokument në dorë, ndërsa e akuzon hapur: “Për hajne, e ki me dokument. Nuk po të kërcënoj, për hajne e ki me dokument, të lutem… Kur ta kish qefin, unë të thash kjo letër o e jotja, të lutem, me dokument po ta them”, dëgjohet të thotë ai.