Lajmet e këqija s’kanë të ndalur për Kombëtaren e Kosovës, më saktësisht në aspektin e lëndimeve.
Sot, Federata e Futbollit të Kosovës njoftoi se Donat Rrudhani nuk do të mundë të jetë në dispozicion të selektorit Franco Foda për ndeshjet e nëntorit pas lëndimit që e pësoi në stërvitjen e djeshme.
Atij iu bënë ekzaminimet mjekësore dhe më pas u lirua nga grumbullimi.
Rrudhani është lojtari i gjashtë që do t’i mungojë Kosovës në ndeshjet me Rumaninë e me Lituaninë pas Milot Rashicës, Bersant Celinës, Leart Paqaradës, Ermal Krasniqit e Emir Sahitit.
Pas Paqaradës, Foda mbetet edhe pa mbrojtësin tjetër të majtë.