Një tërmet me magnitudë 7.0 ka goditur përgjatë kufirit Kinë-Kirgistan, pasi autoritetet paralajmëruan për dëme të mundshme të përhapura.
Qendra e Rrjeteve të Tërmeteve në Kinë tha se tërmeti goditi qarkun Wushu pak pas orës 2 të mëngjesit me orën lokale, sipas agjencisë shtetërore të shtypit Xinhua. Nuk pati raportime të menjëhershme për dëme apo viktima.
Transmetuesi shtetëror CCTV tha se ka pasur disa pasgoditje që nga tërmeti kryesor, duke regjistruar deri në 4.5 ballë.
Tërmeti goditi në një zonë rurale të populluar kryesisht nga ujgurë, të cilët kanë qenë objektivi i një fushate shtetërore të asimilimit të detyruar dhe ndalimit masiv në vitet e fundit, shkruan The Guardian.