Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Një tërmet i fuqishëm godet Kilin

Një tërmet i fuqishëm godet Kilin

Një tërmet me fuqi shkatërruese prej 6.2 shkallë të Magnitudës ka goditur veriun e Kilit, ku deri më tani nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale.

Qendra amerikane e Gjeologjisë, ka njoftuar se tërmeti ka epiqendrën në 41 kilometra në jugperëndim të qytetit Coquimbo.

Ishte në një thellësi prej 41 kilometrash, kurse zyra kombëtare për situata emergjente në Kili nuk ka raportuar për të lënduar apo dëme materiale.

Megjithatë si pasojë e tërmetit të fuqishëm shumë qytete kanë mbetur pa energji elektrike, kurse tashmë kanë filluar të qarkullojnë nëpër rrjetet sociale video të ndryshme të momenti kur dëgjohen dridhjet e para.

Në një video shfaqet një kafiteri me plot klientë, ku befasisht gjithçka fillon të lëkundet dhe ndërpritet furnizimi me energji elektrike.

/TV Arbëria

Powered by WordPress