Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Një tërmet i fortë goditi Turqinë

Një tërmet i fortë goditi Turqinë

Një tërmet me magnitudë 6.0 ballë të shkallës Rihter ka goditur sot Turqinë.

Tërmeti u regjistrua 46 kilometra në lindje të Malatyas, e cila u shkatërrua nga tërmeti i vitit të kaluar.

Tërmeti u regjistrua në një thellësi prej 9 kilometrash, dhe u vlerësua të ishte 6 gradë sipas shkallës Rihter, sipas informacioneve nga faqja e internetit EMSC.

Aktualisht nuk ka të dhëna për viktima dhe dëme.