Sipas profesorit të drejtësisë, Thomas Geiser, nuk ka më asnjë arsye që shteti të bëjë dallim midis burrave dhe grave në pasaportën zvicerane, pasi një klasifikim i tillë bie ndesh me parimin e barazisë të garantuar me kushtetutë.
“Çdokush duhet të jetë në gjendje ta përshkruajë veten si burrë, grua apo jobinar, ashtu siç dëshiron”, tha ai. “Por ky dallim duhet të jetë i parëndësishëm për shtetin”.
Këngëtari zviceran Nemo, i cili fitoi Eurovizionin e këtij viti, i cili e përcakton veten si jobinar, i bëri thirrje ministrit të Drejtësisë, Beat Jans, të prezantojë një gjini të tretë, transmeton albinfo.
Megjithatë, “sugjerimi im shkon edhe më tej”, vuri në dukje Geiser. “Një gjini e tretë, siç e parashikon Nemo, do të zgjidhte një problem, por do të krijonte menjëherë të reja, sepse edhe tri gjinitë nuk do të ishin gjithëpërfshirëse për të gjithë njerëzit”.