Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Një shtetasit turk i vidhet çanta me para dhe telefoni derisa po qëndronte në një park në Prizren

Një shtetasit turk i vidhet çanta me para dhe telefoni derisa po qëndronte në një park në Prizren

Një shtetas i Turqisë është ankuar në Policinë e Kosovës se një person i panjohur ia ka vjedhur çantën dhe telefonin derisa po qëndronte në një park.

Policia tha se rasti është nën hetime.

“Rr. Ibrahim Rugova, Prizren 19.10.2026 – 22:00. Ankuesi mashkull shtetas i Turqisë, ka njoftuar policinë se derisa ishte duke qëndruar në park, një i dyshuari i panjohur ia kishte vjedhur çantën në të cilën kishte para të gatshme në vlerë rreth 250€ dhe një telefon celular”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.