Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Një shtetase e huaj dhunohet në Prishtinë

Një shtetase e huaj dhunohet në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një shtetase e huaj ka raportuar se një i dyshuar, po ashtu shtetas i huaj, ka kryer veprën penale “dhunim” ndaj saj në Prishtinë.

Sipas policisë, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

“Prishtinë 21.08.2024-05:40-06:40Ankuesja femër shtetase e huaj ka raportuar se i dyshuari mashkull shtetas i huaj kishte kryer veprën e lartcekur ndaj saj. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.