Bruno Dodi një nga të mbijetuarit e tërmetit në Turqi, ka rrëfyer përjetimin e tërmetit shkatërrimtar që goditi Turqinë, ku gjatë zbritjes ai rrëmbeu dhe një fëmi dhe e nxorri jashtë.
Bruno Dodi ka rrëfyer përjetimin e tërmetit shkatërrimtar që goditi Turqinë,ai ndodhej në katin e 12-të të një hoteli, ku rreth orës 04:00 të mëngjesit ndjeu goditjen e fuqishme,ai tha se në mes lotësh doli menjëher në korridor dhe se mundi të zbriste përmes shkallëve gjatë kohës qe po zbriste rrëmbeu dhe një fëmijë që ndodhej aty dhe e nxori jashtë.
“Unë ndodhesha në kat të 12-të në hotel, u mundova të hapja derën se isha shtrirë. Hapa derën dhe ika me vrap nga shkallët. Shikoja në shkallë njerëz të shtrirë se binin nga lëkundjet, por dhe nga paniku. Aty pashë një grua me dy tre fëmijë dhe mora një nga ata fëmijët dhe zbrita nga shkallët”.
“Zoti e di si kam dalë. Gjithë personat dolën jashtë, Disa ngecën nëpër dhoma se u bllokuan dhe dyert. Ishte një tërmet shumë i fortë, i frikshëm. Ka njerëz nëpër rrënoja, me baballarë, me fëmijë me gra dhe me burra në rrënoja. Mos të harrojmë që Turqia na ndihmoi në tërmetin e vitit 2019”, tha Dodi.
/TV Arbëria