Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Një shoqëri stërkeqet kur skandalet bëhen normalitet

Një shoqëri stërkeqet kur skandalet bëhen normalitet

Shkruan: Fitim Salihu

Shenjë e sterkeqjes dhe krizës morale të një shoqërie është kur skandalet më s’të çudisin. Ato thjesht të kalojnë para sysh si kuadri i radhës i një drame tragjikomike.

Është shenjë e keqe kur nuk çuditesh më kur një tjetër zyrtar i lartë i VV-së – tash Dimal Basha – paska folur për UÇK-në më zi se Serbia. Ushtarët e pukovnik Ajvud-Nevër-Pikapëganit janë në garë se kush hedh më shumë baltë mbi historinë më të lavdishme të kombit të vet.

Njëlloj është shenjë e keqe kur tashmë nuk çuditesh që PDK-ja e votoi bash atë person për kryetar Kuvendi, duke e kthyer veten sërish, për të satën herë, në kamardare shpëtimi për Albin Kurtin, në një tepih ku “The Big Other”-i lakanian fshin këmbët e ndyta sa herë ka nevojë.

E kur kështu të humb aftësia me u çuditë, do të thotë se je tu jetu në kohë inflacioni skandalesh e anomalish. Të rritet imuniteti ndaj së keqes dhe mësohesh të bashkëjetosh me të si normalitet. Mu ky është fundi i një shoqërie civile me vetëdije politike e angazhim qytetar.