Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Një qytetar në Prishtinë e dorëzon në Polici kuletën me mbi 700 euro e dokumente personale

Një qytetar në Prishtinë e dorëzon në Polici kuletën me mbi 700 euro e dokumente personale

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në stacionin policor në Prishtinë, një persona ka dorëzuar një portofol me një shumë parash dhe dokumente personale.

Policia vazhdon të jetë adresa e parë, të cilës qytetarët i besojnë dhe i drejtohen. Dje në stacionin policor Qendra, në Prishtinë, një qytetar S.P, ka dorëzuar një portofol ku kishte një shumë parash dhe dokumente personale, të cilat i janë kthyer pronarit. Duke çmuar këtë gjest human, falënderojmë të gjithë qytetarët për bashkëpunimin e vazhdueshëm“, thuhet në njoftimin e tyre.