Shkruan: Afrim Kasolli
Dje u shenua 16 vjetori i njërës prej fitoreve me te rendesishme juridike nderkomtare per Kosovën.
Gjykata Nderkomtare e Drejtësise ne menyra lakonike kishte konstatuar “se Deklarata e Pavarësisë e 17 shkurtit 2008 nuk kishte shkelur asnjë normë të zbatueshme të së drejtës ndërkombëtare. Gjykata arriti në përfundimin se nuk ekziston një ndalim i përgjithshëm juridik që pengon shpalljet e pavarësisë dhe se akti i miratuar nga përfaqësuesit e zgjedhur të popullit të Kosovës nuk ishte në kundërshtim me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara apo me kornizën juridike ndërkombëtare”.
Me këtë akt ky institucion i shkermoqi njëhere e pergjithmonë pretendimet hegjemoniste serbe, per ta rikthyer pas oren e historisë. Madje, tash e tutje jo Kosova, por ata qe refuzonin ta pranonin shtetesine e saj, po e pozicionin veten ne antinomi me te drejtën ndërkombëtare.
Kete date nuk lane pa përkujtar as perfaqsuesit e partisë ne pushtet. Kryeministri ne detyre, Albin Kurti, nepermjet nje reagimi te tij ne fb e ka quajtur ate opinionin si “një prej momenteve më të rëndësishme në historinë e shtetit” ditën kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, vulosi faktin se shpallja e Pavarësisë së Kosovës “nuk e shkelte Të Drejtën Ndërkombëtare”.
Ngjashem pak se shume u shpreh edhe UD Presidentja Albulena Haxhiu.
Ndonëse mediat duke zhgroposur neper arkivat e pluhurosur ideologjike te ketij subjekti politik nuk lane pa ia kujtuar se dikur per ta “Gjykata vetëm e ka shpjeguar se nuk ka norma pozitive të së drejtës ndërkombëtare të cilat e sanksionojnë shpalljen e Pavarësive apo ndalimin e tyre. Konstatimi se “shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk e ka shkel të drejtën ndërkombëtare”, nuk implikon përfundimin se kjo shpallje është bërë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, sepse e drejta ndërkombëtare në përgjithësi nuk i parasheh procedurat e ligjshme të krijimit të shteteve”.
Sidoqoftë, menyra se ishte organizuar mbrojtja e pozicionit te Kosovës ne kete kontest nderkomtare dihet nga te gjithë ne. Me theks te veçantë ShBA-te ishin te involvuara teresisht ne menyre qe te mos dështonte ky proces.
Prandaj, çdo nderim i kësaj date mbase duhet te filloj nga nje pyetje e thjesht. Hipotetikisht sikur Kosova e para 16 viteve te ishte kjo e sotmja ne pjesën me te madhe me institucione jo funksionale dhe ne raporte konfuze me aleatet strategjik, vecanërisht me SHBA-te, a do te mund te siguronte kete sukses historik shtetëror. Besoj se pergjigja eshte e qartë. Dhe nuk ka nevojë per me shume komente.