Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Një punëtor gjeti një trup të pajetë derisa po punonte në një shtëpi të pabanuar në Prishtinë

Një punëtor gjeti një trup të pajetë derisa po punonte në një shtëpi të pabanuar në Prishtinë

Është gjetur një trup i pajetë në një shtëpi të pabanuar në Rrugën C në kryeqytet. Atë e kishte gjetur një punonjës, i cili e kishte lajmëruar rastin në polici.

Për këtë rast ka raportuar policia në raportin 24 orësh.

“Rr. C, Prishtinë 02.09.2024-NN. Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se gjatë punimeve në një shtëpi të pabanuar kishte gjetur një trup të pajetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML. Rasti është duke u hetuar”.