Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nesër, e enjte, do të mbyllet për qarkullim të veturave një pjesë e rrugës “UÇK” në kryeqytet.
Tutje, thuhet se Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca do të organizojë një ushtrim praktik në objektin e vjetër të komunës me qëllim testimin e gatishmërisë reaguese të pjesëtarëve të personelit komunal dhe qytetarëve të cilët gjenden brenda, në rast të zjarrit dhe fatkeqësive tjera natyrore.
“Të enjten me datë 03.08.2023, nga ora 11:15 deri në 12:45, Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca do të organizojë një ushtrim praktik në objektin e vjetër të komunës me qëllim testimin e gatishmërisë reaguese të pjesëtarëve të personelit komunal dhe qytetarëve të cilët gjenden brenda, në rast të zjarrit dhe fatkeqësive tjera natyrore, si dhe koordinimin e institucioneve për reagim në zjarre dhe fatkeqësi tjera natyrore për: shuarjen e zjarrit, kërkim shpëtimin, evakuimin e personelit dhe qytetarëve”.
“Për shkak të ushtrimit, në koordinim me policinë është marrë vendimi që një pjesë e rrugës ‘UÇK’ (ku gjendet komuna) të mbyllet për qarkullimin e veturave për dy orë”, thuhet në njoftimin e komunës.
/TV Arbëria