Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Një pjesë e madhe e Prishtinës pa ujë, Mjeku: Sanimi pritet të bëhet për 2 a 3 orë

Një pjesë e madhe e Prishtinës pa ujë, Mjeku: Sanimi pritet të bëhet për 2 a 3 orë

Një pjesë e konsiderueshme e kryeqytetit, sot ka mbetur pa ujë.

Kjo për shkak të defektit në një gyp pranë Pallatit të Rinisë, raporton IndeksOnline.

Zëdhënësja e KRU “Prishtina” Arjeta mjeku, ka bërë me dije se furnizimi me ujë pritet të rikthehet edhe 2, eventualisht 3 orë.

“Si pasojë e këtij defekti, një pjesë e madhe e qytetit të Prishtinës do të mbetet pa ujë, deri në saniminn e problemit. Defekti është në një gyp me diametër 350 mm.

Për shkak të natyrës shumë të ndërlikuar të defektit, pritet sanimi për 2 a 3 orë. Ekipet teknike janë duke punuar nga mëngjesi” thotë Mjeku për IndeksOnline.

Ndërkohë, gjatë ditës së nesërme është paralajmëruar të ketë në Obiliq dhe Milloshevë.

Sipas njoftimit të KRU-së, ndërprerja do të bëhet për shkak të punimeve të planifikuara në rezervuarin e qytetit dhe do të zgjasë nga ora 09:00 deri në 18:00./IndeksOnline/