Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Një personit në Prishtinë i gjenden mbi 5 kilogramë marihuanë në shtëpinë e tij

Një personit në Prishtinë i gjenden mbi 5 kilogramë marihuanë në shtëpinë e tij

Tetë paketime dhe tri kavanoza qelqi të mbushura me substancë narkotike të llojit marihuanë me peshë rreth 5.3 kilogramë, janë gjetur dje në shtëpinë e një të dyshuari në rrugën ”Nezir Spanca” në Prishtinë.

Gjatë kontrollës po ashtu janë gjetur dhe konfiskuar dy peshore digjitale të cilat dyshohet se kanë shërbyer për matjen e substancave narkotike, një telefon celularë, një armë zjarri dhe dy fishekë.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Kontrolli u bë dje gjatë pasdites nga njësia policore anti-drogë (DHTN), në koordinim me Prokurorinë Themelore dhe me urdhër verbal të gjykatës.

/Arberia TV