Një person në Pejë ka raportuar në polici se nga vetura e tij i është vjedhur arma e zjarrit.
Sipas policisë, i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor, dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga vetura e tij i është vjedhur arma e zjarrit-pistoletë. Lidhur me rastin është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në raport.