Një grua është therur me thikë të premten në Ferizaj.
Policia njofton i dyshuari që ka kryer sulmin me thikë është me të meta mendore.
“Ankuesi mashkull nga Kosova ka raportuar se i dyshuari që është me të meta mendore ka sulmuar me thikë viktimën femër kosovare duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, po ashtu edhe i dyshuari është dërguar për trajtim/qetësim në emergjencën e Ferizajt dhe më pastaj me rekomandim të zyrtares për punë sociale është dërguar në banesën e nënës së tij e cila e ka nën përkujdesje”, thuhet në njoftim.
Policia shton tutje se rasti është në procedurë hetimore./Telegrafi/