Mbrëmjen e kaluar një person ka goditur veturën e Policisë në Istog, shkruan Arbëria TV.
Si pasojë janë lënduar dy persona, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor.
Rastin për Arbëria TV e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Një aksident ka ndodhur rreth orës 22:00 në rrugën “Hysen Bujupaj ne Istog. Një veturë ka goditur veturën e policisë, ku dy persona kanë mbetur të lënduar. Ata janë dërguar për tretman mjekësor”, tha Rugova.