Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Një person godet me thikë një femër dhe grabit një shumë parash në një lokal në Prizren

Një person godet me thikë një femër dhe grabit një shumë parash në një lokal në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën në Prizren ka ndodhur një grabitje në një lokal, ku një person ka goditur me thikë një femër dhe më pas ka marrë një shumë parash.

Lidhur me rastin, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa policia ka identifikuar personin e dyshuar.

“Është raportuar se në një lokal i dyshuari mashkull nga Kosova pasi kishte goditur me një mjet të mprehtë/ thikë viktimën femër nga Kosova, nga vendi i ngjarjes ka grabitur një shumë parash dhe më pas është larguar. Lidhur me rastin, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor. Ndërsa si rezultat i një pune intensive hetimore është arritur të identifikohet dhe arrestohet i dyshuari lidhur me rastin, i cili ka pranuar kryerjen e veprës gjatë intervistimit, me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë”.

/TV Arbëria