Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Një person gjuan me armë “TT” në një aheng familjar, arrestohet e më pas lirohet nga policia

Një person gjuan me armë “TT” në një aheng familjar, arrestohet e më pas lirohet nga policia

Policia ka arrestuar ditën e djeshme një person në Klinë pasi i njëjti dyshohet se ka shtënë me armë zjarri “TT” në një aheng familjar.

Policia ka konfiskuar armën dhe tri gëzhoja dhe i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Njoftimi:

Poterq i Epërm, Klinë / 27.07.2024 – 00:16. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në një aheng familjar ka shtënë me armë zjarri. Nga i njëjti është konfiskuar pistoletë TT me karikator dhe tri gëzhoja. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.