Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Një person gjuan me armë gjatë ahengut familjar

Një person gjuan me armë gjatë ahengut familjar

Në fshatin Katund i Ri të Pejës është arrestuar një person për shkak se gjatë një ahengu familjar kishte shtënë me armë zjarri.

Në vendin e ngjarjes, njësiti policor nga i dyshuari ka sekuestruar një pistoletë e cila dyshohet të jetë përdorë në rast.

Policia njofton se me urdhër të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.