Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kronikë e zezë > Një person gjendet i vdekur në shtëpinë e tij pas një jave në Istog

Një person gjendet i vdekur në shtëpinë e tij pas një jave në Istog

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Istog.

Në raportin e policisë thuhet se personi ka vdekur një javë më parë, por dje në mbrëmje është gjetur i vdekur.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.