Dy raste të ndryshme të vdekjeve janë regjistruar në Rajonin e Pejës. Policia i konsideron vdekje për shkaqe natyrale.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës Fadil Gashi ka deklaruar se nuk ka dyshime për ndonjë rast kriminal dhe se vdekja konsiderohet të ketë ndodhur për shkaqe natyrale.
“Sot (e hënë) rreth orës 6:55 policia është njoftuar se në Bjeshkët e Irzniqit se një person ka humbur jetën. Për shkak të terrenit të vështirë policia dhe ambulanca nuk kanë arritur deri te vendi i ngjarjes derisa janë angazhuar edhe njësite tjera të kërkim shpëtimit për të transportuar trupin e viktimës”.
“Pas procedurave ligjore trupi u është dorëzuar familjarëve për varrim”, ka deklaruar Gashi.
Derisa gjatë ditës Gashi ka njoftuar për një rast tjetër të vdekjes në rajonin e Pejës.
Ai thotë se në hyrje të Istogut është raportuar për një vdekje që në fillim është cilësuar si e dyshimtë.
Mirëpo pas ekzaminimeve të ekipeve mjekësore është konstatuar se vdekja e personit në fjalë ka ndodhur për shkaqe natyrore.
Trupi u është dorëzuar familjarëve për varrim.
/TV Arbëria