Një person është gjetur pa shenja jete sot në fshatin Gllamnik të Podujevës.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha se rasti është duke u hetuar.
“Sot në stacionin policor të Podujevës, është iniciuar një rast Hetim mbi vdekjen. Rasti ka ndodhë në fshatin Gllamnik, ku është gjetë pa shenja jete viktima mashkull. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, tha ajo.