Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kronikë e zezë > Një person e sulmon me thikë një tjetër, shkak mosmarrëveshja në komunikacion

Një person e sulmon me thikë një tjetër, shkak mosmarrëveshja në komunikacion

Policia e Kosovës ka njoftuar se për shkak të një mosmarrëveshje në komunikacion një person e ka sulmuar me thikë një person tjetër dhe ia ka dëmtuar veturën.

I njëjti sipas njoftimit, është dërguar në mbajtje.

“SULM & ASGJËSIM APO DËMTIM I PASURISË -Rr. e Pejës, Fushë Kosovë / 05.07.2025 – 15:40. Është arrestuar i dyshuari m/k nën dyshimin se i njëjti për shkak të një mosmarrëveshje në komunikacion, ka sulmuar me një mjet të mprehtë-thikë viktimën m/k dhe të njëjtit i ka dëmtuar veturën.  Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje.