Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Një person arrestohet për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit në Gorazhdec të Pejës

Një person arrestohet për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit në Gorazhdec të Pejës

Një person është arrestuar në Gorazhdec të Pejës, pasi sipas njoftimit të policisë, i dyshuari bashkë me disa persona të tjerë këndon këngë me përmbajtje që nxisin përçarje, mosdurim dhe urrejtje ndëretnike.

Pos kësaj, në njoftim thuhet se pati edhe konsumim të alkoolit e thyerje të shisheve.

“Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacioni Policor në Pejё, me datë 12.08.2024, rreth orës 23:45, është njoftuar se nё fshatin Gorazhdec-Pejё, disa persona këndonin kёngё me përmbajtje qё nxisin përçarje, mos durim dhe urrejtje ndëretnike me zë tё lartё, konsumonin alkool dhe thyenin shishe, pasi qё Policia ka shkuar nё vendin e ngjarjes, tё dyshuarit ishin larguar nga vendi i ngjarjes. Pas njё pune intensive nga zyrtaret policorë, me datё 18.08.2024 ёshtё arritur tё identifikohet dhe arrestohet njё nga tё dyshuarit për kёtё vepër penale, pas intervistimit nga hetuesit, i dyshuari me vendim tё prokurorit tё shtetit ёshtё ndaluar pёr 48- orё”, njofton policia.