Novak Djokovic dhe Rafael Nadal mund të luajnë kundër njëri-tjetrit që në raundin e dytë të turneut olimpik të tenisit në Paris.
Këtë e ka përcaktuar shorti i hedhur sot. Spanjolli në raundin e parë do të luajë me Marton Fucovic, ndërsa serbi e nis kundër Matthew Ebdon. Nëse Nadal dhe Djokovic fitojnë, do të shohim ndeshjen e tyre të parë ps më shumë se 2 vitesh.
Në këtë pjesë të skemës janë edhe Stefanos Tsitsipas dhe Alexander Zverev.Carlos Alcaraz starton në Paris kundër Hadi Habibit.