Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Një muaj paraburgim serbit të dyshuar për krime lufte

Një muaj paraburgim serbit të dyshuar për krime lufte

Gjykata Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji kundër të pandehurit S.L për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale Krime të luftës kundër popullsisë civile.

“Gjykata vlerësoi se janë plotësuar kushtet për caktimin e paraburgimit, sepse nëse i pandehuri S.L lihet në liri, i njëjti mund të jetë i pa arritshëm për procedurën penale, ka rrezik të ikjes së tij dhe në këtë mënyrë mund të pengojë rrjedhën e procedurës penale”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Siç kishte bërë të ditur Policia e Kosovës të enjten, S.L., është ndalur dhe vënë në pranga gjatë një plani taktik në Leposaviq.

Ai dyshohet se në mënyrë individuale dhe në bashkëkryerje ka kryer veprën penale ‘Krimet e luftës kundër popullatës civile’ gjatë luftës në regjionin e Gjakovës.

Policia po ashtu kishte njoftuar se në koordinim me Prokurorinë dhe me urdhër të Gjykatës, të dyshuarit i ishte bastisur shtëpia në Leposaviq, ku janë gjetur dhe sekuestruar dëshmi relevante të cilat do të trajtohen gjatë procedurës hetimore.