Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Një muaj paraburgim serbit që dyshohet se mori pjesë në sulmet ndaj KFOR-it në Zveçan

Një muaj paraburgim serbit që dyshohet se mori pjesë në sulmet ndaj KFOR-it në Zveçan

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji serbit të dyshuar për pjesëmarrje në sulmet ndaj KFOR-it në Zveçan në maj të vitit 2023.

I njëjti ishte arrestuar një ditë më parë në veri të Mitrovicës.

“Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale të të pandehurit M.D, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprave penale “Bashkimi për veprimtari kundër kushtetuese”, “Rrezikimi i personave nën mbrojtje ndërkombëtare”, “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi” dhe veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar””, thuhet në përgjigjën e Gjykatës Themelore të Prishtinës”, ka njoftuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

Në njoftimin e Prokurorisë Speciale thuhej se ai dyshohet për veprat penale “Bashkimi për veprimtari kundërkushtetuese”, “Rrezikimi i personave nën mbrojtje ndërkombëtare”, “Pjesëmarrja në turmë që kryen veprën penale dhe huliganizmi”, dhe “Sulmi ndaj personit zyrtar”.

Powered by WordPress