Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Një muaj paraburgim personit që pagoi të miturit t’ia digjnin veturën dikujt

Një muaj paraburgim personit që pagoi të miturit t’ia digjnin veturën dikujt

Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për personin i cili ka nxitur dy të mitur për ta djegur një veturë.

Përmes një komunikate për media, thuhet se gjyqtarja e procedurës paraprake e ka vlerësuar se ekziston dyshimi se më 24 tetor në Ferizaj, me dashje i ka shtytë dy të rinjtë që të kryejnë veprën penale “zjarrëvenia”.

“I dyshuari i mllefosur me A.D. “në lidhje me sjelljen e tij ndaj të dashurës së të pandehurit, shtytë të miturin (2), që për çmimin prej 1.000 €, të vë zjarrin veturës së të dëmtuarit, kështu që të miturit rreth orës 03:26 në parkingun e qendrës tregtare në Ferizaj, i mituri me një çekan e thenë dritaren e derës së veturës së të dëmtuarit, e pastaj i mituri (2) hedh benzinë në brendi të veturës dhe i`a vë flakën, e cila dëmtohet tërësisht, vlera e dëmit të shkaktuar është rreth 19.000 €”, ka njoftuar Gjykata”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq sot, Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar nga Gjykatë Themelore caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh, ndaj personit të lartëpërmendur për veprën penale “zjarrvënie”.

Përmes një komunikate për media, thuhej se ekziston dyshimi i bazuar se më 24 tetor në Ferizaj, ky i fundit me dashje kishte shtyrë dy të mitur që të digjnin veturën e dikujt me të cilin ishte i mllefosur.

Po ashtu, u bë e ditur se u ka ofruar 1000 euro dy të miturëve për t’ia vënë zjarrin veturës së të dëmtuarit.

Powered by WordPress