Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Një minutë heshtje në Hagë në nder të Andrew Strong, avokatit të mbrojtjes së Kadri Veselit

Një minutë heshtje në Hagë në nder të Andrew Strong, avokatit të mbrojtjes së Kadri Veselit

Trupi gjykues në Hagë ka mbajtur sot një minutë heshtje në nder të punës dhe veprimtarisë së avokatit, Andrew Strong i cili ndërroi jetë pasditën e së hënës.

Strong ishte avokat i ekipit të mbrojtjes në rastin e Ramush Haradinajt në Hagë, e po ashtu edhe e ekipit të Kadri Veselit i cili tashmë gjendet në paraburgim të gjykatës speciale.

Pas vdekjes së tij telegram ngushëllimi kanë dërguar ekipi i Fondacionit për mbrotje të Kadri Veselit dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

/TV Arbëria