Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kuriozitete > Një mëngjes i pasur i rëndësishëm për shëndetin e lëkurës suaj

Një mëngjes i pasur i rëndësishëm për shëndetin e lëkurës suaj

Nga serumet dhe lëvozhgat e niveleve të larta e deri te kremrat hidratuese, duket sikur ekzistojnë produkte pafund të cilat ju ndihmojnë për që ta keni një lëkurë më të re.

Por në ua ofrojmë një informacion të thjeshtë që mund t’iu kursejë shumë të holla, në kujdesin tuaj ndaj lëkurës. Ajo çfarë hani mund të ketë ndikim jashtëzakonisht të madh në mënyrën se si duket fytyra juaj.

Plakja është pashmangshme për secilin, por hulumtime të shumta kanë vërtetuar se shumica e vitaminave, mineraleve dhe substancave tjera që gjenden në ushqimin tuaj, mund t’iu ndihmojnë në ngadalësimin e procesit të plakjes.

Ekzistojnë disa arsye biologjike pse pamje e lëkurës suaj ndryshon me moshën. Fillimisht, pasi ta kaloni moshën 20-vjeçare, trupi prodhon 1 për qind më pak kolagjen çdo vit dhe të gjithë e dimë se kolagjeni luan rol të rëndësishëm në parandalimin e rrudhave të lëkurës. Por gjatë të dyzetave, lëkura juan ndalon së prodhuari kolagjen dhe kështu e humb elasticitetin, si dhe rrudhat fillojnë të shfaqen më shpejtë.

Po ashtu ekspozimi ndaj rrezeve UV dhe faktorëve tjerë të mjedisit që na rrethon, mund të shkaktojnë edhe më shumë dëme në lëkurë.

Padyshim se përdorimi i kremit kundër diellit në çdo kohë, shmangia e pirjes së duhanit dhe kufizimi i kohës së ekspozimit në diell, janë masat që mund t’i ndërmerrni për ta mbrojtur lëkurën tuaj nga dëmtimi.

Por sidoqoftë, sipas Akademisë Amerikane të Dermatologjisë, konsumimi i një diete mirë të balancuar dhe të mbushur me fruta dhe perime, gjithashtu ndihmon në parandalimin e plakjes, derisa ushqimi i pasur me sheqerna dhe karbohidrate të rafinuara, e përshpejton këtë proces.

Këtu janë disa lloje ushqimesh kundër plakjes, të cilat patjetër duhet t’i përfshini në pjatën tuaj të mëngjesit:

Smoothie prej frutave

Avokado

Puding me fara Chia

Vezë

Domate

Boronicat

Patatet e ëmbla

Pra pse të mos e filloni ditën duke e përforcuar lëkurën tuaj? Sidomos kur e dimë se ekzistojnë disa ushqime të mëngjesit, që ju ndihmojnë të dukeni më të reja, dhe të cilat janë të mbushura me lëndë ushqyese që e forcojnë dhe përmirësojnë lëkurën tuaj.

Themes by WordPress