Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Një lloj i ri i koronavirusit së shpejti mund të mbizotërojë në Evropë

Një lloj i ri i koronavirusit së shpejti mund të mbizotërojë në Evropë

Varianti i koronavirusit të ri XBB.1.5 mund të përhapet në Gjermani dhe në pjesën tjetër të Evropës në javët e ardhshme dhe të bëhet varianti dominues, tha një epidemiolog gjerman. Ky variant është i pranishëm në pothuajse gjysmën e numrit të të sapoinfektuarve në SHBA.

“Mund të parashikojmë me siguri se ky variant do të mbizotërojë edhe në vendin tonë”, tha Hajo Zeeb nga Instituti për Parandalimin, Kërkimin dhe Epidemiologjinë Leibnitz në Bremen.

Sipas tij, XBB.1.5 haset me humbje të imunitetit te personat që janë vaksinuar apo e kanë kaluar sëmundjen shumë kohë më parë.

 Nuk ka nevojë për masa të reja

Ai shton megjithatë se aktualisht numri i rasteve të njohura të variantit XBB.1.5 në Gjermani është shumë i ulët dhe se nuk ka nevojë të merren parasysh masa të reja.

Varianti i zbuluar në tetor u përhap shumë shpejt në veri-lindje të SHBA-së dhe nga mesi i dhjetorit u bë dominues në atë pjesë të vendit, ndërsa në pjesët e tjera është më pak i pranishëm.

Ka shumë pak informacion për ashpërsinë e sëmundjes që shkakton ky variant, tha Richard Neher, kreu i grupit kërkimor për evolucionin e viruseve dhe baktereve në Universitetin e Bazelit, por ai vlerëson se nuk është dukshëm i ndryshëm nga variantet e tjera. ne kete aspekt.

Ministri gjerman i Shëndetësisë Karl Lauterbach shprehu shqetësimin e tij për variantin e ri, por edhe shpresën që gjermanët ta kalojnë dimrin përpara se varianti të përhapet.

/TV Arbëria